Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland është tërhequr nga skuadra e kombëtares së Norvegjisë për ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024 për arsye të një dëmtimi.
22-vjeçari pati një problem fizik pasi shënoi tregolëshin e tij në fitoren 6-0 kundër Burnley në FA Cup të shtunën. Kjo do të thotë se ai do të humbasë ndeshjet e Norvegjisë kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë në Grupin A.
“Erling nuk e përjetoi mirë kur kuptoi se nuk mund të luftonte për ekipin”, tha trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken.
“Fatmirësisht ka ende mjaft vetëbesim, talent dhe vullnet në këtë grup për të fituar pikë në ndeshjet e ardhshme.”
Haaland ka shënuar 21 gola në 23 ndeshje për Norvegjinë që nga debutimi i tij si 19-vjeçar në shtator të vitit 2019./ h.ll/abcnews.al