Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Haaland fitoi trofeun e dytë në sezonin e tij debutues te City, ka 52 gola në 52 paraqitje

schedule18:59 - 3 Qershor, 2023

schedule 18:59 - 3 Qershor, 2023

Erling Haaland fitoi trofeun e tij të dytë në sezonin e tij debutues te Manchester City.

Sulmuesi 22-vjeçar norvegjez ka fituar më parë kampionatin anglez me City, ndërsa sot FA Cup, duke mundur në finale Manchester United (2:1).

Haaland shënoi 52 gola për klubin në 52 paraqitje në të gjitha garat.

Haaland tani ka 6 trofe në karrierën e tij, ai fitoi dy herë kampionatin austriak me Red Bull Salzburgun, si dhe Kupën e Austrisë. Përveç kësaj, ai fitoi Kupën e Gjermanisë me Borussia Dortmund.

Më 10 qershor, City do të luajë ndeshjen e fundit të sezonit, finalen e Champions League kundër Interit. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!