E ardhmja e Erling Braut Haaland është e paqartë. Shumë klube janë lidhur me emrin e sulmuesit, por njëri prej tyre duket se nuk është më pjesë e garës. Drejtori ekzekutiv i RB Leipzig, Oliver Mintzlaaff, ka deklaruar se klubi gjerman nuk mund të konkurojë me klube si Juventus apo Manchester United në merkato.
‘’Po ne jemi takuar me të. Jemi të interesuar për lojtarin. Ai e ka dëgjuar ofertën tonë dhe me shumë mundësi në verë do ta shohim me një ekip të ri. Haaland është i hapur ndaj ofertave, por nuk është e lehtë. Në lojë janë dhe Manchester United, Dortmund dhe Juventus si dhe një seri klubesh të tjera,’’ deklaron Mintzlaff për ‘Sport1’.
19-vjeçari norvegjez ka shkëlqyer këtë sezon me Red Bull Salzburg, ku në 14 ndeshje në kampionatin austriak e ka gjetur rrugën e rrjetës plot 16 herë. Gjithashtu ai dhuroi paraqitje shumë të mira në Champions League duke shënuar 8 herë në 6 takime. /abcnews.al