“Haaland është në Londër”, drejtori i Borussia Dortmund ngacmon gazetarët

schedule17:17 - 12 Korrik, 2021

schedule 17:17 - 12 Korrik, 2021

Erling Haaland është objektivi kryesor për sulmin e Chelsea. Sulmuesi norvegjez ka munguar në seancën stërvitore të Borussia Dortmund.

Kjo mund të sillte aludime të shumta për një largim të mundshëm të Haaland, i cili është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato.

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka bërë shaka rreth mungesës së Haaland në stërvitje.

“Erling është për momentin në Angli…”, u ka thënë Zorc gazetarëve të Sky Deutchland me shaka.\

Një ditë më parë Bild bënte me dije se Dortmund kërkon 175 milion euro për kartonin e sulmuesit. Një shifër shumë e lartë, që Chelsea vështirë ta paguajë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!