Haaland del i dëmtuar nga fusha

schedule19:43 - 22 Janar, 2022

schedule 19:43 - 22 Janar, 2022

Erling Haaland u detyrua të dalë gjatë fitores dramatike 3-2 të Borussia Dortmund kundër Hoffenheim në Bundesligë.

Pasi shënoi golin e hapjes së lojës, Haaland u duk se dëmtoi gjurin e tij.

Haaland u shtri në fushën e PreZero Arena para se të trajtohej nga mjekët dhe të vazhdonte lojën

Megjithatë, në minutën e 62-të, Haaland i bëri shenjë pankinës për të kërkuar të zëvendësohet për shkak të tendosjes së muskujve./ h.ll/abcnews.al