VIDEO/ Haaland bën “poker”, City shpërfytyron “Ujqërit” e Wolves në “Etihad”

schedule20:36 - 4 Maj, 2024

schedule 20:36 - 4 Maj, 2024

Ishte padyshim një fitore spektakolare. “Qytetarët” e Manchester City arritën një fitore goxha të madhe, pasditen e kësaj të shtune, që i mban në garën për titullin kampion, të Premier League, me djemtë e teknikut Pep Guardiola, që në “Etihad” mundën me rezultatin e thellë, 5 me 1, “Ujqërit” e Ëolverhampton, në sfidën e vlefshme për javën e 36-të, të elitës angleze të futbollit.

Protagonist absolut në këtë fitore ishte padyshim “Vikingu” norvegjez i sulmit, Erling Braut Haaland, i cili realizoi plot 4 gola, në minutat 12’, 35’, 45+3’ e 54’, ndërsa rezultatin e përgjithshëm, 5 me 1 e vulosën “ylli” argjentinas, Julian Alvarez dhe koreano-jugori Hwang Hee-Chan, me golat e tyre, në minutat 85’ e 53’ të sfidës.

Falë këtij rezultati, “Qytetarët” e Pep Guardiola ngjiten në kuotën e 82 pikëve, vetëm 1 më pak se kryesuesit e kampionatit, “Topçinjtë” e Arsenal, teksa kanë një ndeshje më shumë për të luajtur se këta të fundit, një mundësi perfekte për të marrë kreun e tabelës, ndërsa skuadra e Wolverhampton mbetet në vendin e 11-të të tabelës, me 46 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!