“Ha jashtë për të ndihmuar”. Nisma nga qeveria britanike për të mbështetur bizneset

schedule02:40 - 9 Korrik, 2020

schedule 02:40 - 9 Korrik, 2020

Klientët e restoranteve do të marrin një zbritje prej 50% nga faturat e tyre gjatë muajit gusht, sipas planit të qeverisë për të ndihmuar këtë sektor të goditur nga kriza dhe turizmin në përgjithësi. Kancelari Rishi Sunak zbuloi planin “ha jashtë për të ndihmuar” si pjesë e një sërë masash për rinisjen e ekonomisë në mes të pandemisë koronavirus.

Plani do të thotë që njerëzit gjatë muajit gusht mund të përfitojnë deri në 10 pound zbritje për person çdo herë që hanë jashtë, midis të hënës dhe të mërkurës.

Sunak tha edhe se TVSH mbi strehimin dhe turizmin do të ulej në 5 përqind. Reduktimi, nga 20 përqind që ishte deri më tani, do të jetë në fuqi për gjashtë muajt e ardhshëm. Ndërsa prezantonte planin, kancelari tha se Britania e Madhe po përballej me një moment unik për shkak të Covid-19 duke shtuar: Ne duhet të bëhemi kreativë.