‘Gymysh’ martohet me biznesmenin turk, dalin detajet e para nga dasma private

schedule14:33 - 28 Korrik, 2020

schedule 14:33 - 28 Korrik, 2020

Songul Oden është një ndër aktoret më të pëlqyera turke, e cila u bë e njohur në Shqipëri prej rolit të “Gymyshit”.

Një lajm i bukur vjen nga aktorja. Mësohet se ajo i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me biznesmenin Arman Biçakçi në një ceremoni private.

Çifti organizuan një dasmë të vogël në shtëpinë e biznesmenit, me vetëm 20 persona, pra familjarë e miq.

Kujtojmë që Songul dhe Arman janë bashkë prej 3 vitesh dhe kanë zgjedhur një dasmë të vogël për shkak të Covid-19./ abcnews.al