Aktorja turke e njohur për publikun shqiptar me rolin e “Gylserenit” në serialin “Fate të kryqëzuara”, Nurgul Yesilcay prej kohësh është në një romancë me producentin Necati Kocabay.
Së fundmi, çifti kishin vendosur t’i jepnin fund beqarisë dhe po planifikonin dasmën.
Por, aktorja gjatë një daljeje të fundit për mediat u shpreh se:
“Ne ishim duke u përgatitur për martesë, por e shtymë atë për shkak të pandemisë. Në të vërtetë nuk mund të bëjmë dasmë tani sepse unë nuk dua një dasmë pa zhurmë. Nëse kemi fat, ne mendojmë se vitin e ardhshëm do ta bejmë dasmën”.
Në këtë mënyrë aktorja, la të kuptohet se çifti dëshiron një dasmë tradicionale me këngë e valle. l.k/abcnews.al