Gwen Stefani ka hedhur poshtë thashethemet se është martuar në fshehtësi të plotë me Blake Shelton. Spekulimet nisën pasi këngëtarja u fotografua me një unazë diamanti gjatë një shëtitje në Los Angeles. 51-vjeçarja ka treguar se nuk ka ecur ende në altar ndërsa iu referuar Shelton si i fejuari i saj.
Ndërsa festonte ditëlindjen e 45-të të partnerit me një festë surprizë të premten, nëna e tre fëmijëve shkroi: “Duke festuar ditëlindjen e njeriut më të mirë, të dua @blakeshelton #surprizë #ifejuari #2021 këngëtari i preferuar i muzikës country.”, shkroi Stefani.
Më parë, burime pranë çiftit kanë konfirmuar se ata po përgatiteshin për dasmën e ëndrrave. “Blake ndërtoi një kishëz në tokat e fermës së tij në Oklahoma. Ai e bëri atë vetë me pak ndihmë. Është një nderim për dashurinë e tyre. Ata do të martohen në kishëz, ka shumë të ngjarë në fillim të vitit të ardhshëm”, tha burimi. /abcnews.al