Gvozdenovic: Kemi humbur dy ndeshje dhe nuk jam i kënaqur

schedule17:28 - 19 Shtator, 2023

schedule 17:28 - 19 Shtator, 2023

Skënderbeu u mund në Durrës, teksa Ivan Gvozdenoviç u shpreh pas ndeshjes se skuadra ka luajtur mirë duke shtuar se duhej të ishte në barazim, teksa ka shpjeguar edhe ndryshimet taktike në lojë.

“Ndeshja? Kemi humbur dy ndeshje dhe nuk jam i kënaqur si trajner. Ishte ndeshje delikate sepse edhe Teuta edhe ne vinim nga humbje. Ishte ndeshje fiks për barazim por një gabim ka vendosur. Nuk ishim të qetë në sulm dhe u treguam egoistë dhe duhet punuar më shumë me sulmin.

Rashica nga stoli? E vërtetë që ka qenë ndër më të mirët por Rashica dhe Nikaj ishin më të lodhur dhe kisha 3 lojtarë më të freskët dhe kjo ishte ideja. Kishim edhe një lojtar në stol që mund të ndihmojë. Rashica hyri mirë nga stoli dhe bëri një shtyllë dhe kishte tjetër rast. Bëri mirë dhe kjo ishte ideja ime për sot.

I kënaqur me të rinjtë? Gërxho ka luajtur në pozicionin e tij natyral. Rami ka treguar në stërvitje se mundej në të majtë dhe për mua ishte mirë. Isha për rezultat patjetër por këto muaj kemi shumë ndeshje dhe mund të bëjmë rotacione. Kemi rrugë dhe kur janë të lodhur duhet të bëjmë ndryshime dhe do të merren edhe pikët.

Me 3 mbrojtës në qendër? Unë e ndërrova në pjesën e dytë sepse kemi bërë ndeshje të mirë dhe për mendimin tim, ishim në ekuilibër deri kur shënuan. Në të dytën ndërrova dhe kalova me 2 qendërmbrojtës. Rashica, Muharem, Kosta dhe Fletçer ishin në sulm dhe ky ishte maksimumi që mund të bëja nga pankina.

Kur jemi me 3 lojtarë mbrapa, jemi më të qetë dhe qarkullojmë topin më mirë dhe kjo ishte ideja ime. Një gabim ishte shumë keq por futbolli vendoset nga gabime dhe unë vendos për sistemet megjithëse për mua nuk ishte gabim i sistemit por diçka tjetër”, tha Gvozdenoviç./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!