Së bashku me transferimin e Jude Bellingham te “galakikët” e Real Madrid, mund të thuhet me plotë gojë, se kalimi i kroatit, Josko Gvardiol nga “demat” e Leipzig, te “qytetarët” e Manchester City, për shifrën e 90 milionë eurove.
Pavarësisht moshës së re dhe mungesës së eksperiencës, në Premier League, Gvardiol ka arritur ta mahnisë aq shumë teknikut, Pep Guardiola, me këtë të fundit, që shprehet mjaft i kënaqur me shërbimet e 21-vjeçarit.
“Manchester City bëri një punë të shkëlqyer duke transferuar një si Josko Gvardiol. Ai nuk ka pasur shumë kohë në dispozicion për t’u stërvitur me skuadrën, por jemi të befasuar nga aftësia e tij për të mësuar shumë shpejt. Mbi të gjitha mund të luaj në shumë role, mund ta aktivizoj në qendër të mbrojtjes, në të majtë apo edhe në mesfushë.
Impakti i tij në skuadër është i jashtëzakonshëm. Jemi shumë të lumtur dhe të befasuar për mirë dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për fushën, por edhe jashtë saj, Gvardiol është një djalë i mrekullueshëm”,- u shpreh tekniku spanjoll. /i.m /abcnews.al