Julian Nagelsmann është një ndër trajnerët më të mirë në Europë, pavarësisht moshës 32-vjeçare. Gjermani po drejton me sukses Leipzig dhe ekipi nga jugu i Gjermanisë po konkurron fort për titullin në kampionat, teksa është një nga surprizat më të bukura në Champions League.
Në një prononcim për The Independent, Nagelsmann zbulon një prapaskenë merkato. Një ndër klubet më të mëdhenj në planet e kontaktoi për t’i dhuruar pankinën, por trajneri i talentuar pati guximin për të refuzuar ofertën.
“Në vitin 2018 refuzova Realin e Madridit. Mendoj se nuk ishte hapi i duhur për zhvillimin e karrierës time. Refuzova edhe për shkak të gjuhës. Komunikimi është shumë i rëndësishëm. ‘Hola, que tal?‘ (Përshëndetje, si jeni), është e vetmja gjë që di në spanjisht. E ardhmja? Ideja ime është që të qëndroj katër vite te Leipzig“, deklaron Julian Nagelsmann. /abcnews.al