“Guxim i tepruar e papërgjegjshmëri”, policia aksion në mesnatë, një i arrestuar

schedule10:45 - 24 Tetor, 2020

schedule 10:45 - 24 Tetor, 2020

Gjatë një monitorimi të realizuar në mesnatë nga Policia e Tiranës në aksin Sauk-Teg, janë pezulluar 12 leje drejtimi, për shpejtësi të lartë, ndërsa 10 leje drejtimi  u pezulluan për shkak se drejtuesit e automjeteve ishin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Sipas policisë një drejtues mjeti është vënë në pranga.

“Guxim i tepruar për ata që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit dhe papërgjegjshmëri për ata që e drejtojnë në gjendje të dehur, pasojat mund të jenë fatale, për jetën e të gjithëve përdorueseve të rrugës”, apelon policia.

Gjithashtu njofton se Drageri shënoi masë alkooli që varionte nga 0.39 mg/l deri në 0.57 mg/l alkool në frymëmarrjen e drejtuesve të automjeteve.

“Gjatë monitorimit të policisë u regjistrua shpejtësi nga 130 km/h deri në 178 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h. U kapën me masë alkooli që varionte  nga 0.39 mg/l deri në 0.57 mg/l alkool në frymëmarrjen e drejtuesve të automjeteve. Janë pezulluar 12 leje drejtimi, për shpejtësi dhe 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, ku një drejtues mjeti është vënë në pranga”, njofton Policia.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!