Guvernatorja e Hong Kongut: Platformë për dialogun pas protestave

schedule13:25 - 20 Gusht, 2019

schedule 13:25 - 20 Gusht, 2019

Guvernatorja e Hong Kong Kerri Lam deklaroi krijimin e menjëhershëm të një platforme për dialog pas protestave të vazhdueshme në vend. Në dialog sipas saj do të marrin pjesë përfaqësues social dhe politikë të qytetit.

Pas manifestimeve të mëdha anti-qeveritare fundjavën e kaluar, një korte paqësor rekord me pjesëmarrjen e 1.7 milionë personash, Kerri Lam. Guvernatorja e Hong Kong, deklaroi krijimin e menjëhershëm të një platforme për dialogun.

Një lëshim ky përballë manifestuesve që protestojnë që nga muaji Qershor. Në tryezën e dialogut është ligji për ekstradimet në Kinë dhe kërkesa e vazhdueshme për dorëheqjen e Lam.

Në një kohë që mediat shtetërore publikuan pamjet e stërvitjes së forcave speciale të policisë në qytetin e Shenzen, ku Kina ka dërguar ushtrinë, Lam përpiqet që t’i zgjasë dorën kundërshtarëve.

Ajo deklaroi se do të nisë menjëherë puna për krijimin e një platforme për dialogun, për të cilin ajo shpreson të mbështetet në kuptimin reciprok dhe në respektin për gjetjen e një zgjidhjeje të situatës aktuale.

Lam theksoi se propozimi për reformimin e ligjit për ekstradimin në Kinë, tashmë nuk ekziston më, pas shqetësimit të madh që shkaktoi në vend. Por ajo nuk foli për një tërheqje të plotë të ligjit, që është dhe një nga pikat kryesore të pesë kërkesave të manifestuesve.

Këta të fundit kërkojnë dorëheqjen e Lam për shkak të qëndrimit të mbajtur prej saj gjatë përplasjes së policisë me protestuesit. Gjithashtu kërkohet rrëzimi i akuzave ndaj të arrestuarve, më shumë se 700 persona janë ndaluar nga policia, si dhe lirimi i menjëhershëm i tyre. Ndërsa pika e fundit i takon rifillimit të reformës politike./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!