Në Hong nuk do të lejohet më përdorimi i maskave në asnjë protestë, manifestim apo tubim në vende publike. Lajmi është konfirmuar nga guvernatorja Kerri Lam. Ky vendim është kundërshtuar menjëherë me protestues të maskuar që kanë bllokuar trafikun e automjeteve në qytet.
Vendimi për ndalimin e përdorimit të maskave në korte dhe manifestime do të jetë në fuqi që të shtunën në Hong Kong. Lajmi u konfirmua nga guvernatorja Kerri Lam gjatë një konference për mediat ku shoqërohej nga 16 ministra të ekzekutivit të saj. Ajo theksoi se është një masë e domosdoshme për tu përballur e një situatë shumë emergjente. Ndërkohë me qindra protestues të maskuar janë mbledhur në shesh duke vendosur barrikada me qëllimin për të bllokuar trafikun e automjeteve.
Ligji në fjalë daton në vitin 1922, kohë në të cilën Hong Kong ishte ende një koloni britanike. Ndërkohë mijëra persona, pjesa më e madhe e të cilëve nëpunës, u mblodhën për të protestuar kundër planit të Lam, i cili synon dhënien fund të manifestimeve të cilat zgjasin prej katër muajsh. Ligji nuk zbatohej që nga viti 1967 dhe rrezikon sipas ekspertëve që të orientojë rajonin gjysëm autonom drejt një sistemi autoritar.
Qyteti po përjeton krizën më të rëndë politike që nga rikthimi I tij nën juridiksionin kinez në vitin 1997, me protesta të përditshme pro reformave demokratike dhe që denoncojnë cënimin e lirisë dhe ndërhyrjen në rritje të Pekinit në cështjet e brendshme të Hong Kong. As qeveria qendrore kineze dhe as ekzekutivi i Hong Kong – në të njëjtën linjë me Pekinin, nuk kanë mundur të ulin tensionet.
E marta ishte dita më e dhunshme në Hong Kong që nga muaji qershor kur dhe nisën protestat. Një agjent policie qëlloi nga afër një protestues duke e plagosur rëndë. /ABC News Albania 24/7