Guvernatorja e Hong Kong: Ligji për ekstradimin në Kinë është “i vdekur”

schedule13:40 - 9 Korrik, 2019

schedule 13:40 - 9 Korrik, 2019

Guvernatorja e Hong Kong, Kerri Lem, deklaroi se ligji për ekstradimin në Kinë mund të konsiderohet i vdekur. Por protestuesit kanë paralajmëruar manifestime të reja deri në plotësimin e të gjitha kushteve.

Ligji i kundërshtuar për ekstradimin në Kinë nga Hong Kong mund të konsiderohet i vdekur. Deklarata është bërë gjatë një konference për shtyp nga ana e guvernatores së ish kolonisë britanike, Kerri Lem, pas javësh të tëra protestash në shesh. Lem përjashtoi mundësinë që qeveria të rinisë procesin në këshillin legjislativ: “E përsëris nuk ekziston një plan I tillë, ligji ka vdekur, por një nga grupet kryesore, mes atyre që zbritën në shesh javët e fundit në Hong Kong kundër ligjit për ekstradimin në Kinë, premtoi protesta të reja. Sipas këtij grupi Kerri Lem dhe ekzekutivi i saj duhet të dëgjojë pesë kushtet e tyre, dhe deri sa të ndodhë një gjë e tillë protestat do të vazhdojnë. Liderja e Hong Kong deklaroi se ligji mund të konsiderohej i vdekur, por nuk konfirmoi tërheqjen e plotë të tekstit ashtu si kërkojnë manifestuesit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!