Italia po kalon ditë të vështira duke luftuar epideminë e koronavirusit që deri më tani ka prekur 10,149 persona.
Duke parë situatën, guvernatori i Lombardisë Region Attilio i ka bërë thirrje qeverisë që të mbyllë gjithçka veç ushqimit dhe farmacive. Në një letër, guvernatori tregon me anë të një liste të detajuar të gjitha masat që duhen marrë më tej për të menaxhuar situatën e emergjencës.
Thuhet se në vazhdim mund të ketë gjithashtu një rimodelim të transportit publik.
Mes bizneseve që duhen mbyllur, guvernatori liston marketet në rrugë dhe ato “indor”, mbyllje të hoteleve, pezullim të të gjitha shërbimeve të mensave si në strukturat publike ashtu edhe në ato private, mbyllje të të gjitha shërbimeve terciare dhe profesionale, me përjashtim të atyre që lidhen me shërbimin publik dhe funksionimin e duhur të sektorëve të përmendur në pikat e mëparshme, etj.
Deri më tani, në Itali kanë ndërruar jetë 631 persona dhe janë shëruar tërësisht 1,004 të tjerë. /abcnews.al

