Guvernatori i Donetsk u bën thirrje banorëve të evakuohen

schedule08:27 - 6 Korrik, 2022

schedule 08:27 - 6 Korrik, 2022

Guvernatori i rajonit lindor të Donetskut u ka kërkuar 350,000 civilëve që të evakuohen për shkak të sulmeve ruse. Thirrja vjen një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin shpalli fitoren në pushtimin e provincës fqinje lindore të Luhanskut, shkruan The Guardian.

Tani Rusia synon të përshkallëzojë ofensivën e saj në Donetsk, duke bërë që autoritetet të nxisin më shumë se një çerek milion banorë që të evakuohen. Guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha se evakuimim i 350,000 njerëzve që kanë mbetur në provincën Donetsk është e nevojshme për të shpëtuar jetë dhe për të mundësuar ushtrinë ukrainase të mbrojë më mirë qytetet nga avancimi rus.

Fati i të gjithë vendit do të vendoset nga rajoni i Donetskut. Pas evakuimi të njerezve ne do të jemi në gjendje të përqendrohemi më shumë te armiku ynë dhe të kryejmë detyrat tona kryesore.

Kryebashkiaku Vadim Lyakh tha “bombardimet masive” goditën Sloviansk dhe u kërkoi banorëve disa orë më parë të evakuoheshin, duke i këshilluar ata të strehohen në strehimore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!