Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i ka bërë thirrje Rusisë se duhet t’u përmbahet sanksioneve të OKB-së kundër Koresë së Veriut, pasi të dy vendet nënshkruan një marrëveshje që përfshin një marrëveshje dypalëshe të mbrojtjes.
“Ka sanksione që janë miratuar nga Këshilli i Sigurimit në lidhje me Republikën Popullore Demokratike të Koresë,” tha ai.
Gjithashtu Guterres, nënvizoi se çdo marrëdhënie që çdo vend ka me Korenë e Veriut, përfshirë Federatën Ruse, duhet të respektojë plotësisht sanksionet.
/abcnews.al/