Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha të shtunën se ishte i befasuar nga përshkallëzimi i bombardimeve në Gaza, duke përsëritur thirrjen e tij për një “armëpushim” për të ofruar ndihma humanitare për civilët.
“Në ditët e fundit jam inkurajuar pasi një konsensus dukej se po formohej në komunitetin ndërkombëtar për një fund ose të paktën një pauzë humanitare në konfliktet,” tha ai në një deklaratë të lëshuar nga Doha, Katar.
“Fatkeqësisht, në vend të kësaj pauze, unë u befasova nga përshkallëzimi i paprecedentë i bombardimeve dhe pasojat e tij shkatërruese, duke minuar objektivat humanitare”, shtoi ai.
Ky ishte reagimi i parë i Guterres pas granatimeve të rënda dhe operacionit tokësor të Izraelit mbrëmë në Rripin e Gazës. /abcnews.al