Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se barazia midis burrave dhe grave në mbarë botën është një qëllim gjithnjë e më i largët, i cili do të arrihet në rastin më të mirë në 300 vjet.
“Me ritmin aktual, Organizata e OKB-së për Gratë (UNIFEM) parashikon se do të arrihet pas 300 vjetësh barazia gjinore ”, theksoi Guterres në fjalimin e tij në Nju Jork, para Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
“Në gjithë botën të drejtat e grave po cenohen, kërcënohen, shkelen dhe se progresi i arritur në dekada po zhduket para syve tanë”, tha ai.
Guterres përmendi shembullin e Afganistanit, ku pasi talibanët morën pushtetin në gusht 2021, gratë dhe vajzat u zhdukën nga jeta publike. Ai nuk përmendi vendet e tjera me emër, por vuri në dukje se “në shumë fusha, të drejtat riprodhuese të grave po zvogëlohen dhe vajzat që shkojnë në shkollë janë në rrezik rrëmbimi ose sulmi”.
“Shekujt patriarkaliteti, diskriminimi dhe stereotipet e dhimbshme kanë krijuar një hendek gjinor në shkencë dhe teknologji”, fusha në të cilat gratë përfaqësojnë vetëm “3 për qind të laureateve të Nobelit”, vuri në dukje Guterres si shembull.
Ai nderoi studiuesen franceze “Emmanuele Charpentier dhe amerikanen Jennifer Doudna, të cilat historikisht ishin ekipi i parë i grave që u nderuan me Çmimin Nobel në Kimi tre vjet më parë”, në vitin 2020.
“Ekipet e burrave e kanë fituar atë 172 herë“,theksoi ai Guterres.
“Patriarkati po lufton. Ne gjithashtu. Unë jam këtu për të deklaruar qartë se OKB-ja është kudo në anën e grave dhe vajzave” , përfundoi ai.
/abcnews.al