“Gurit dhe drurit do i bie për ty”, Adriana Matoshi dedikim prekës për personin e shtrenjtë

schedule18:12 - 27 Janar, 2021

schedule 18:12 - 27 Janar, 2021

Vajza e Adriana Matoshit, Pinea feston sot ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë aktorja ka shkruar disa fjalë të ëmbla për të. Përmes një reagimi në rrjete sociale, aktorja nga Gjilani ka postuar një fotografi, ku shfaqet me të voglën e saj, ndërsa shkruan:

Kur vjen në pyetje Pinea më ndalet fryma e më vjen një superfuqi. Gjithë jetën qofsha me të shty përpara çika jem e ëmbël. Gurit e drurit ka me i ra për me ta plotësuar secilën dëshirë që ti e ke. Të paça të shëndetshme e shumë të hareshme ty e vëllezërit e motrën tënde bashkë me fëmijët e botës. Urime ditëlindjen zemra ime e diellit.”

 

Aktorja është nënë e katër fëmijëve, të cilët i ndan me ish-bashkëshortin, Albert Sylejmanin. Kujtojmë që aktorja ka nisur një romancë të re dashurie me futbollistin 21-vjeçar, Keith Groeneveld. Pavarësisht paragjykimeve, çifti po e shijon në maksimum lidhjen e tyre dhe këtë e tregojnë shpeshherë me anë të postimeve në rrjete sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!