Guri: Në Belgjikë është mbyllur gjithçka, ndërroj skuadër në verë

schedule18:40 - 30 Mars, 2020

schedule 18:40 - 30 Mars, 2020

Ish-sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri, ka folur për Fan Zone në Supersport, aty ku ka treguar aventurën e tij në Belgjikë tek Oostende, situatën e krijuar nga Koronavirusi, si dhe foli për të ardhmen e tij, ku pranoi se do të ndryshojë ekip në verë.

“Në Belgjikë është mbyllur gjithçka. Mund të dalësh të shëtisësh ose të blesh diçka për në shtëpi. Këtu në Oostende është mirë se ka det, dhe unë dal për vrap. Shpresoj që djali im ta ketë në qejf futbollin dhe të vazhdojë këtë sport. Jemi munduar të stërvitemi sipas programit që na kanë dhënë. U munduam të stërviteshim, por më pas na erdhi policia dhe nuk na lejoi. Këtu nuk na ndalon njeri si në Shqipëri, por nuk na lë ajo ndërgjegjja.

Viti i parë këtu nuk ishte e lehtë, vitin e dytë kisha fat, që në ndeshjen e parë shënova dy gola. Shpresoj që në verë të rregullohet gjithçka dhe unë të ndryshoj në ekip. Rikthim në Shqipëri? Nuk e kam menduar, pasi kam pasur shumë oferta nga ekipe të tjera. Kurrë nuk mund të thuash kurrë, por mendoj që të provoj në Europë.

Këtu pritet të ndryshohet presidenca dhe do pres nga vera më pas do vendos. I kam parë ndeshjet në Kategorinë Superiore. Prisja që Kukësi të ishte dominues këtë vit, por Tirana është shkëputur dhe i ka dhënë bukuri kampionatit. Shpresoj të jetë një kampionat i bukur deri në fund”, tha Guri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!