Mbrëmjen e nesërme në Romë nis Kampionati Europian, me Turqinë, që sfidon Italinë vendase në ndeshjen hapëse. Para kësaj sfide në konferencë për mediet foli trajneri i ballkanasve, Senol Gunes. Ai tregon ëndrrën për fitoren e trofeut.
“Italia ka një grup shumë të fortë, por edhe individë që bëjnë diferencën. Ata stërviten nga një trajner ekspert si Mancini, që na njeh mirë pasi ka punuar te Galatasaray, megjithatë ne kemi dëshirën për të bërë mirë dhe besoj në një nisje perfekte.
Kam 26 lojtarë shumë të fortë dhe kushdo që të zbresë në fushë, do të bëjë mirë. Ne nuk jemi as favoritë të grupit, por shpresoj shumë që të përballemi me Italinë edhe në finale, pasi do të ishte arritje madhështore për ne”, tha Gunes. /abcnews.al