“Gugalljan dhe Zoton si kam njohur e takuar ndonjëherë”, Balluku jep dëshminë para Komisionit të Inceneratorëve

schedule18:13 - 21 Shkurt, 2022

schedule 18:13 - 21 Shkurt, 2022

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku këtë të hënë ka dëshmuar para komisionit të Hetimit për Inceneratorët. Balluku i është përgjigjur pyetjeve të anëtareve të komisionit në lidhje me gjobat që duhet të vendoseshin për kompanitë koncesionare ku ajo ka theksuar se nuk ka qenë e nevojshme një gjë e tillë.

Balluku ndër të tjera ka thënë se do të ketë edhe lidhje të marrëveshjeve me palë të treta për depozitimin e mbetjeve  në Tiranë.

Pjesë nga dëshmia:


Balluku: Mënyra se si abstragoni për dëmin ekonomik nuk ka asnjë lidhje. Për respektin që kam nuk mund të merrni mbi supe këtë lloj abstragimi.

Tabaku: Për çështjen e dherave.

Balluku: Nuk kemi amenduar kontratën e Tiranës. Është vendim kolegjial.

Tabaku: Bashkia e Durrësit nuk mund të ndryshojë një kontratë

Balluku: Dherat kanë të bëjmë me Këshillin Bashkiak i Tiranës. Ka marrë vendim Këshili Bashkiak.

Tabaku: Kur ky investim privat nuk realizohet do ketë gjoba. Pse nuk është respektuar kjo?

Balluku: Nuk ka gjoba kur ka rishikim të planit të punës e nuk ka qenë e nevojshme vendosja e gjobave.

Tabaku: Ka një kontratë për depozitimin e dherave.

Balluku: Ndoshta ia kërkoni kryetarit të bashkisë, unë boll kam punët e mia.

Tabaku: Pse nuk amenduar kontrata pavarësisht ndryshimeve?

Balluku: Referencat që ne na vijnë janë referenca që ne i shqyrtojmë e nuk ka një vendimarrje për këtë.

Njësive që shkojnë në Tiranë është edhe Kavaja, do vazhdojë edhe me njësitë e tjera që e kanë të pamundur dhe do vijojnë me procesimin për në Tiranë pasi kontrata e lejon marrëveshjen e procedurave me palë të treta dhe ndoshta nuk e dine se do të kerkohet kjo gjë pastaj.

Ndërkohë Balluku është shprehur ndër të tjera se 430 milionë eurot që përmendin përfaqësuesit e opozitës nuk ekzistojnë.

Nëse do më duhej që të bëja një llogari sesa para i ka dhënë qeveria bashkisë së Tiranës, janë 37 miliardë euro, nga të cilat 16 milionë i takojnë Bashkisë. Ne mbështesim bashkinë për mbledhjen e mbetjeve. 430 milionshi as nuk ekziston dhe as nuk del, por nëse do të abstragojmë dhe i shtojmë kamatat pasi sot që flasim nuk ekzistojnë”, ka thënë ajo.

Gjithashtu ministrja i është përgjigjur pyetje së deputetit Belind Këlliçi në lidhje me takimin që mund të ketë zhvilluar me Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan, ku Balluku është shprehur se nuk i ka njohur asnjëherë.

“I  dashur Belind jo vetëm që nuk kam marrëdhënie dhe i kam takuar së fundmi por unë bëj pjesë te njerëzit se Klodian Zoton dhe Stela Gugalljen nuk i kam njohur’, ka thënë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!