Merkato e Arsenalit këtë sezon varet shumë nga pjesëmarrja e tyre në Europa League sezonin tjetër. “Topçinjtë” e Londrës duhet të mposhtin skuadrën e Chelsea në FA CUP dhe atëherë automatikisht do të jenë pjesë e grupeve të Europa League.
Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë drejtuesit do të investojnë në skuadër. Trajneri Arteta kërkon disa lojtarë. Flitet shumë për mesfushorin e Bayern Munich, Philippe Coutinho, i cili është në pronësi të Barcelonës.
Aventura e brazilianit në Bundesliga ka përfunduar, por as në skuadrën katalanase për të nuk ka vend. Prandaj ai i është ofruar Tottenhamit dhe Arsenalit, me këta të fundit më të favorizuar për të përfituat shërbimet e tij.
Arteta nuk është aspak i kënaqur me mesfushorin Matteo Guendouzi, i cili mund të jetë pjesë e marrëveshjes mes dy klubeve. Kështu, Arsenali do të ofrojë kartonin e francezit si dhe 9 milionë euro cash në këmbim të kartonit të Coutinho.
Deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe mbetet për t’u parë se si do shkojë fillimisht ndeshja mes Arsenalit dhe Chelsea, kur do të vendoset jo vetëm fituesi i Kupës. /abcnews.al