Gucati në Hagë: Gjuhën shqipe e di shumë mirë sepse nënë e babë i kam shqiptarë

schedule12:20 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 12:20 - 7 Dhjetor, 2021

Hysni Gucati është duke e vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Express.

Teksa u pyet se a ka parë emra të dëshmitareve shqiptar në dokumentet e Speciales, Gucati tha se jo nuk ka parë. Por një gjë e tillë nuk është kuptuar nga prokurorja e rastit. Ajo ka vazhduar që të insistojë me kë të pyetje për Gucatin.

Ai i ka sugjeruar që të marrin një njohës të gjuhës shqipe që t’ua sqarojë fjalitë.

“Jo shqiptar, se duhet me thënë po shqiptar i bie që po. Kjo është fjala dhe teksti në gjuhën shqipe. Jo shqiptar. Nëse them po shqiptar i bien që po është e vërtetë. Por unë po thom jo shqiptar. Ju lutem, mos ma ngatërroni se gjuhën shqipe të paktën e di shumë mirë sepse babë edhe nënë i kam shqiptar. Kam lind shqiptar. Jam shqiptar. Thirreni një gjuhëtar të gjuhës shqipe dhe mundet që këtë fjalinë time t’ua shpjegojë shumë mirë”, ka thënë ai. /Express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!