Guardiola u tall me legjendën, më pas e kuptoi se e kishte gabim: I kërkoj falje

schedule18:35 - 14 Shkurt, 2023

schedule 18:35 - 14 Shkurt, 2023

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i ka kërkuar falje ish-futbollistit të Liverpool-it, Steven Gerrard.

Pak ditë më parë, Premier League akuzoi Manchester City për më shumë se 100 shkelje financiare dhe Guardiola përmendi Gerrard, i cili rrëshqiti në një ndeshje me Chelsea në 2014, në një kontekst negativ. Topi u mor nga futbollisti i Chelsea, Demba Ba, i cili u fut në listën e golashënuesve. Chelsea fitoi 2:0, Liverpool mbeti përfundimisht pa titull, i cili shkoi në Manchester City, shkruan abcnews.al.

Disa media raportuan se Premier League mund t’i marrë trofetë nga Manchester City për shkak të shkeljeve të Fair Play-it financiar:

“Nuk e di nëse është faji ynë që Gerrard rrëshqiti? Ishte faji edhe ne? Unë e respektoj Gerrardin, por ne fituam titullin atë sezon”, tha Guardiola pak ditë më parë.

Menaxheri i Manchester City u kritikua nga publiku britanik për atë koment, kështu që ai vendosi t’i kërkonte falje Gerrard:

“I kërkoj falje Gerardit për komentet e mia të panevojshme dhe budallaqe. Ai e di se sa shumë e admiroj atë dhe karrierën e tij dhe gjithçka që ka bërë për këtë vend. Më vjen turp për deklaratat e mia, Gerrard nuk e meriton”, tha Guardiola. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!