Guardiola si “Robin Hood”, premion e tij të Champions League ua ndan punonjësve të Manchester City

schedule14:49 - 15 Qershor, 2023

schedule 14:49 - 15 Qershor, 2023

Pep Guardiola është treguar fantastik me gjestin e tij të cilin e ka bërë akoma edhe më të dashur brenda klubit.

Sipas “Daily Mail”, trajneri spanjoll ka shpërndarë çmimin e tij të fitimit të Champions League midis të gjithë punonjësve të klubit, përfshirë stafin e pritjes dhe sigurisë.

Këtë gjë ai e ka bërë për t’i falenderuar ata për kontributin e tyre në sukseset e ekipit.

Shuma e saktë është mbajtur sekret, por zakonisht bonusi i marrë nga lojtarët më të paguar është 877 mijë euro./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!