Guardiola për fjalët e Zlatan për Haaland: Ai ka të drejtë, egoja ime është më e lartë se çdo lojtar

schedule09:56 - 5 Nëntor, 2022

schedule 09:56 - 5 Nëntor, 2022

Pep Guardiola reagon ndaj fjalëve të Zlatan Ibrahimovic për të ardhmen e Erling Haaland.

Sulmuesi i Milanit e përshkroi sulmuesin e Manchester City si më poshtë: “Një version i ri i Inzaghit, Trezeguet dhe Vierit. Nëse ai mund të përparojë varet nga egoja e Guardiolës, nëse ai do ta lejojë atë të bëhet më shumë se vetja”.

“Ai ka të drejtë, ka absolutisht të drejtë. Egoja ime në këtë klub, në këtë ekip është më e lartë se çdo person tjetër, çdo lojtar. Nuk më pëlqen kur Erling shënon tre gola dhe të gjitha pikat kryesore shkojnë tek ai. Unë jam shumë xheloz! Sinqerisht, jam shumë xheloz.

Ai [Ibrahimovic] ka të drejtë, më njeh shumë mirë. Ndoshta ai mund të shkruajë një libër tjetër”, tha trajneri i Manchester City.

Kujtojmë se Zlatan dhe Pep kanë punuar së bashku te Barcelona. /G.D abcnews.al/