Guardiola: Kemi 13 lojtarë nga ekipi i parë, Delap të shfrytëzojë situatën

schedule17:54 - 25 Shtator, 2020

schedule 17:54 - 25 Shtator, 2020

Situata te Manchester City nuk është më e mira, disa titullarë kanë përfunduar jashtë për shkak dëmtimesh, por Pep Guardiolës po i vijnë në ndihmë lojtarët e talentuar që vijnë nga poshtë.

Emra si Aguero, Gundogan, Bernardo Silva, Joao Cancelo dhe Laporte janë të dëmtuar dhe trajneri spanjoll aktivizoi Liam Delap në majë të sulmit në fitoren 2-1 ndaj Bournemouth për EFL Cup.

Talenti 17-vjeçar ia shpërbleu besimin dhe realizoi golin e parë të takimit të mbrëmjes së kaluar. Asist nga Foden dhe finalizim i bukur i Delap, teksa Guardiola sqaron situatën në një prononcim për mediat.

Po përballemi me një situatë të vështirë dhe kemi nevojë për lojtarë nga Akademia. Nga ekipi i parë kam vetëm 13 futbollistë në formë. Kemi probleme në sulm dhe Liam Delap do të vazhdojë të jetë pjesë e jona. Do e shfrytëzojmë, do të aktivizohet.

Golat e MANCHESTER CITY-BOURNEMOUTH

Është vetëm 17 vjeç, ka shumë gjëra për të përmirësuar, por jemi të kënaqur me ndeshjen që bëri. Nuk mund të parashikojmë përparimin dhe rritjen e çdo lojtari të ri. Ama, duhet pranuar fakti që Akademia po na jep një ndihmë të madhe, prej andej erdhi edhe Phil Foden.

Aty punojnë njerëz shumë të përgatitur, të cilët po i ndihmojnë shumë lojtarët e rinj. Komplimente Jason Wilcox, ai është shefi i Akademisë dhe po na ndihmon me lojtarë të talentuar“, deklaron Pep Guardiola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!