Pep Guardiola ka rrëfyer një detaj të këndshëm në lidhje me Gerard Pique. Gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes ndaj Aston Villa në transfertë, trajneri i Manchester City i është rikthyer periudhës kur mbrojtësi spanjoll la Manchester United për t’u kthyer në Katalunjë.
Ishte viti 2008 dhe Guardiola sapo kishte marrë drejtimin e Barcelonës. Pique, atë kohë rreth 20-21 vjeç, nuk dukej gati dhe trajneri preferonte mbrojtësit e tjerë përpara atij. Me kalimin e kohës. Lojtari filloi të tregonte potencialin e madh dhe 48-vjeçari e cilëson si një ndër mbrojtësit më të mirë në histori.
“Kur Pique u rikthye nga Manchester United nuk e aktivizoja, sepse nuk e shihja të përgatitur mirë. Emra si Rafa Marquez, Carles Puyol dhe mbrojtësit e tjerë të ekipit, më dukeshin më të mirë. Më pas filloi të tregonte vlerat e tij dhe atë që është: një nga qendërmbrojtësit më të mirë të historisë së futbollit“, thekson Pep Guardiola. /abcnews.al