Guardiola ironizon “topçinjtë”: Kualifikimi në Champions është trofeu më i rëndësishëm për Arsenal

schedule17:50 - 3 Maj, 2023

schedule 17:50 - 3 Maj, 2023

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj West Ham, tekniku i Manchester City, Pep Guardiola foli edhe për “topçinjtë” e Arsenal, të cilët së bashku me “qytetarët” kanë siguruar kualifikimin për në fazën e grupeve të Champions League, sezonin e ardhshëm.

Trajneri spanjoll u ndal te mungesa 7-vjeçare e Arsenal në Champions League, teksa e konsideroi kualifikimin si “trofeun më të rëndësishëm” të klubit.

“Pas shtatë vitesh pa të, ata tashmë janë kualifikuar në Champions League. Ata kanë fituar titullin më të rëndësishëm për klubi, që është sepse financiarisht është i rëndësishëm, konkurrenca është prestigjioze. Ata janë të trishtuar, por jam i sigurt se duhet të jenë shumë të lumtur sepse kanë arritur një rezultat të jashtëzakonshëm”,- tha me ironi spanjolli. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!