“Qytetarët” e Manchester City zhvilluan një përballje fantastike, mesditën e së dielës, që sapo lamë pas, teksa në “Etihad Stadium” mposhtën me rezultaitn e thellë, 5 me 0, skuadrën e Huddersfield, në përballjen e vlefshme për raundin e 3-të të FA Cup, mirëpo për teknikun Pep Guardiola, fitorja nuk është e vetmja aryse për të festuar.
Në minutën e 57’-të të sfidës, tekniku spanjoll vendosi të hidhet në fushë “yllin” belg të mesfushës, Kevin de Bruyne, i cili u kthye në fushë pas dëmtimit të rëndë në kofshë që pësoi gjatë fillimit të sezonit, duke gëzuar jo pak “strategun” e pankinës, i cili nuk mund ta fshihte gëzimin në fjalët e tij pas ndeshjes.
“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që Kevin de Bruyne është rikthyer, sepse ai na ndihmon për të fituar ndeshjet. Është shumë e rëndësishme ta rikthejmë atë pas një dëmtimi të gjatë. Ai do të na ndihmojë me talentin e tij, por unë nuk dua të lëshoj të gjithë presionin mbi supet e tij, sepse nuk është e drejtë.
Ne kemi djem në mesfushë që duan të vrapojnë. Kevin është i jashtëzakonshëm. Ai është unik. Ne jemi vërtet të kënaqur që është kthyer pas më shumë se tre muajsh me ne. Ai dha një asist shumë të bukur për golin e Doku”,- u shpreh Guardiola në fjalën e tij, tejet entuziast për “arktiketit” belg në mesfushë. /i.m /abcnews.al