Guardiola hedh “xixa”: Thiago? Nuk e doja, City ka lojtarë cilësorë

schedule20:19 - 18 Shtator, 2020

schedule 20:19 - 18 Shtator, 2020

Pak minuta më parë, Thiago Alcantara u zyrtarizua si lojtari më i ri i Liverpool, rivali direkt i Manchester City për titullin kampion në Premier League. Guardiola, trajneri i Cityt, i cili ka punuar me Thiagon te Barcelona dhe Bayern, u shpreh se nuk ka qenë objektiv i tij firma me mesfushorin spanjoll.

“Nuk jam përpjekur të nënshkruaj me Thiagon, pasi Manchester City ka shumë lojtarë cilësorë në atë pozicion. Jam i lumtur që Thiago ka ardhur në Premier League, pasi do shijojmë një lojtar shumë të mirë dhe kampion”, u shpreh Guardiola.

Thiago, 29-vjeç, u zyrtarizua sot si lojtari më i ri i “The Reds”, të cilët i paguan Bayern Munchen 30 milion euro për kartonin e tij. Thiago do të mbajë numrin 6 te Liverpool, numër që u la i lirë pas largimit të Dejan Lovren te Zenit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!