Guardiola: E adhuroj Hodgson, jam i lumtur për festën e lojtarëve

schedule22:50 - 17 Janar, 2020

schedule 22:50 - 17 Janar, 2020

Pep Guardiola ka një admirim të madh për rivalin e nesërm. Manchester City pret në shtëpi Crystal Palace që udhëhiqet në stol nga një emër i njohur si Roy Hodgson.

Trajneri spanjoll i “Cityzens” është prononcuar në konferencën për shtyp edhe rreth festës së çmendur të lojtarëve të tij pas fitores 1-6 kundër Aston Villa.

E admiroj shumë Hodgson. Është e pabesueshme dëshira e tij për të trajnuar pavarësisht 72 viteve mbi supe. Ka bërë një punë të madhe te Crystal Palace.

Festa e lojtarëve të mia pas fitores ndaj Aston Villa? Isha në dijeni të gjithçkaje që ka ndodhur. Kur lojtarët kanë pak kohë të lirë, ata dalin për darkë me stafin. Më pëlqen kur qëndrojnë grup edhe jashtë fushës, qoftë në shtëpi apo edhe jashtë në darka të ndryshme“, thekson trajneri spanjoll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!