Mateo Kovacic hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Chelsea në verë dhe e ardhmja e tij është e hapur pasi ka shumë gjasa të ndryshojë klubin.
Raportet në Angli thonë se edhe Manchester City është i interesuar për mesfushorin kroat, pasi Pep Guardiola është një tifoz i mesfushorit kroat dhe madje dëshironte ta sillte atë përpara se ai të nënshkruante për Chelsea.
Objektivi i parë i Manchester Cityt për të përforcuar mesfushën e tyre për verën mbetet Jude Bellingham, por është një rast shumë i vështirë pasi mesfushori anglez nga Dortmundi ka tërhequr vëmendjen e disa top klubeve. /G.D abcnews.al/