Guardiola bën parashikimin për titullit kampion në Premier League

schedule11:01 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 11:01 - 12 Dhjetor, 2021

Premier League ka arritur në një fazë ku ndeshjet janë shumë të ngjeshura me njëra-tjetrën, dhe kur jemi në periudhën e Krishtlindjeve, shumëçka për titullin mund të vendoset tani.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka bërë ca komente në lidhje me titullin kampion në Premier League, ku ka treguar sipas tij se cili është kushti që të mund të triunfosh në fund në kampionatin anglez.

“Kampioni duhet t’i fitojë shumë ndeshje, sigurisht, 90 pikë e më shumë. Vitin e kaluar ishte Covidi dhe nuk kishte tifozë, ishte vit i vështirë për të gjitha klubet. E vështirë të mendohet për ecuri të gjata, sepse sapo fillon të mendosh, atëherë lëshon pikë dhe ndeshje”, është shprehur Guardiola.

Manchester City dhe Liverpool kanë fituar Premier League me 100, 99 dhe 97 pikë në pesë vitet e fundit, dhe trajneri i City beson se e njëjta gjë duhet bëhet edhe këtë edicion, bazuar në rivalitetin e parë deri më tani, ku edhe Chelsea po mbanë hapin me Liverpool e City.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!