Manchester City fitoi 1-4 ndaj Arsenalit mbrëmjen e kaluar në Carabao Cup, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale. “Topçinjtë” ndodhen në krizë totale dhe kanë harruar të fitojnë.
Kritika të shumta në kampin e ekipit londinez, teksa Pep Guardiola merr në mbrojtje homologun Mikel Arteta, të cilin e ka pasur si ndihmës te Manchester City.
“Nuk kam biseduar me Artetën dhe nuk di çfarë të them për gjendjen e vështirë të Arsenalit. Ne trajnerët e kemi të qartë që gjykohemi nga rezultatet që marrim.
Mikel di ta mbrojë veten e tij shumë mirë. Kam punuar me të, sukseset tona te City nuk do të ishin të mundura pa kontributin e tij.
Ai është një trajner i pabesueshëm, i di idetë që ka për futbollin dhe e kam të qartë se ku do të mbërrijë. Një seri rezultatesh negative nuk e ndryshojnë mendimin që kam për të“, deklaron Guardiola. /abcnews.al