Hapi i parë u hodh. Mançester Siti, ashtu si edhe Juventusi, siguruan kualifikimin për në raundin e dytë të Kupës së Botës për Klubet.
Grupi G ndoshta është ai me diferencën më të madhe mes favoritëve dhe ekipeve të tjera, dhe këtë e tregon golaverazhi I anglezëve, 8-0, dhe ai I italianëve 9-1 pas dy ndeshjeve të para.
Siti shkatërroi 6-0 ekipin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Ain, që ishte mundur 5-0 edhe nga bardhezinjtë.
Më I miri në fushë ishte mesfushori veteran Ilkai Gyndogan, me dy gola, ndërsa e habitshme që sulmuesi kryesor, Erling Haland shënoi vetëm një herë, edhe këtë me penallti.
Trajneri Pep Guardiola bëri ndryshime në formacion për të parë lojtarë të rinj, dhe rrjetat e tjera u shënuan nga Eçeverri, Bob dhe Çerki.
Besohet se Siti është pretendent për titullin në Shtetet e Bashkuara, me një formacion tepër të ndryshëm nga ai I një sezoni për t’u harruar.
Tashmë ekipet e kualifikuar për në turin e dytë janë katër, bashkë me Bajernin e Flamengon.
Ish-kampiones dhe Anglisë dhe të Europës I duhet gjithsesi fitorja të premten në orën 21:00 ndaj Juventusit, nëse dëshiron vendin e parë në grup.
“Zonja e Vjetër” ka shënuar një gol më shumë sesa “qytetarët”.

