Manchester City pret West Ham në fushën e vet nesër, sfidë që nis prej orës 13:30. Ekipi i Pep Guardiolës nuk ka ndërmend të ndalet dhe ndaj “Çekiçëve” do të tentojë fitoren e 20-të radhazi në të gjithë kompeticionet.
Trajneri spanjoll ka një shqetësim dhe ai është Kevin De Bruyne. Fantazisti belg ka kontratë me “Cityzens” deri në verën e vitit 2023, teksa rinovimi ka ngecur dhe është larg.
“Nuk e kuptoj se si duhet kaq shumë kohë për të nënshkruar një kontratë të re, por unë nuk jam i përfshirë në këtë marrëveshje. Gjithsesi, Kevin ka edhe disa vite kontratë me ne“, thekson Guardiola.
Trajneri i ekipit që kryeson Premier League, lëshon edhe një batutë në lidhje me David Moyes dhe Carlo Ancelottin, trajnerët e West Ham dhe Everton.
“Ëndërroj që një ditë të jem në këtë stad, që gjithçka të jetë kaq e qetë. Ata të dy duket sikur jetojnë si Buda“, thekson trajneri i Manchester City. /abcnews.al