Grushti ndaj Berishës, Noka: Atentat politik

schedule18:41 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 18:41 - 6 Dhjetor, 2022

Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar për sulmin fizik ndaj Sali Berishës sot në protestë. Në një njoftim për shtyp, Noka e cilësoi sulmin si një atentat politik ndaj liderit demokrat. Noka shprehet se sulmi ka ardhur nga qeveria, e cila sipas Nokës, ka pasur disa qëllime.

“Për të kuptuar se agresori ishte njeriu i partisë, i lëshuar rrugëve të Tiranës në kërkim të gjakut, mjafton besoj fakti se akoma pa u realizuar atentanti, doli nga zyra e Fugës dhe Cucit, akt-ekspertiza false ku sulmuesi konsiderohej me problem mendore.”, u shpreh mes të tjerash Flamur Noka.

Deklarata e plotë:

Pak orë nga agresioni është e qartë se pas atentatit politik dhe të pabesë ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, fshihet Edi Rama, Blendi Çuçi dhe Ardi Veliu. Informatori i Policisë është porosia direkte e pushtetit. E gjitha ishte organizuar si skenar i pushtetit me tre qëllime:

Së pari, plagosjen e Sali Berishës me qëllim mbylljen e gojës së liderit të opozitës, dhe rrjedhimisht shqiptarët të mos kishin zë sot.Dhe së dyti, acarimin e mbështetësve të Partisë Demokratike dhe të opozitës, në një shkallë që do i shtynte ata përtej arsyes, dhe drejt dhunës përplasjes me policinë.

Dhe së treti shmangien e Berishës dhe opozitës si interlokutor dhe shpalljen e tij dhe PD si forca destabilizuese dhe anti-europiane.
Gjatë gjithë javës pushteti u munduan të pikturonte me ngjyrat e Rilindjes, ekran më ekran, nëpërmjet skllevërve të pushtetit, një opozitë të dhunshme.

Por skenari ju mbeti përgjysmë. Për tu hakmarrë për këtë fakt, pasi gjakosën liderin e opozitës, Cuci me porosi të Ramës dha urdhër të shpalleshin në kërkim dy demokratë, që u munduan të neutralizonin informatorin e future të Policisë.

Për të kuptuar se agresori ishte njeriu i partisë, i lëshuar rrugëve të Tiranës në kërkim të gjakut, mjafton besoj fakti se akoma pa u realizuar atentanti, doli nga zyra e Fugës dhe Cucit, akt-ekspertiza false ku sulmuesi konsiderohej me problem mendore.

Probleme mendore ka vetëm një person dhe ai quhet Edi Rama. Një hakmarrës serial, sic e pohon vetë në librin “Kurbani”, dhe një gjenerator i kriminalizimit të politikës.

Me dhunen e korrupsionit ka blere votat, me dhunen e papunesise ka perzene shqiptaret nga shtepite e veta, me dhunen e varferise mban veten ne pushtet. Me dhunen fizike kerkon te hakmerret ndaj opozites.

Llogarite i ka bere gabim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!