Grushti i shtetit, arrestohet ish-ministri i Jashtëm

schedule11:36 - 1 Nëntor, 2021

schedule 11:36 - 1 Nëntor, 2021

Ibrahim Ghandour, kreu i ish-Partisë së Kongresit Kombëtar të shpërbërë tashmë dhe ish-ministër në nën presidentin e rrëzuar Omar al-Bashir, u riarrestua të hënën më pak se një ditë pasi ishte liruar nga burgu, raportojnë mediat botërore.

Lirimi i Ghandour dhe disa aleatëve të tjerë të Bashirit në ditët e fundit, pas një grusht shteti nga ushtria javën e kaluar, ishte kritikuar gjerësisht në vend.

Ghandour ishte arrestuar më parë nën urdhrat e një “task force” që synonte të çmontonte dhe të parandalonte rikthimin e sundimit tre dekadash të Bashirit, i cili përfundoi në 2019.

Ai ishte liruar të dielën në mbrëmje, sëbashku me dy ish-zyrtarë të inteligjencës. Dy aleatë të tjerë të  Bashir, ishin liruar gjithashtu të shtunën, thanë burimet gjyqësore.

Prokurori publik i Sudanit u shkarkua gjithashtu të dielën mbrëma.

Zyra e zëdhënësit të qeverisë, ende e lidhur me autoritetet civile që u hoqën javën e kaluar, tha në një deklaratë se lirimi i figurave të epokës së Bashirit “përbën një pengesë ndaj sundimit të ligjit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!