“Grushti i dytë” i shtetit në Sudan

schedule08:08 - 30 Tetor, 2021

schedule 08:08 - 30 Tetor, 2021

Shefi i ushtrisë së Sudanit, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan ka shkarkuar disa diplomatë karriere duke përfshirë ambasadorët në Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Afrikën e Jugut, etj.

Dhjetra ambasadorë dënuan grushtin e shtetit në Sudan në fillim të kësaj jave duke sjellë shkarkimin e tyre në shenjë hakmarrje.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje që ushtria të tregojë “vetëpërmbajtje” në protestën e paralajmëruar në Khartoum.

Sipas mjekëve, të paktën tetë protestues u vranë dhe më shumë se 170 u plagosën në përleshjet me forcat e sigurisë pas grushtit të shtetit të hënën (25 tetor) nga gjenerali Abdel Fattah al-Burhan./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!