Grushtet në Kuvend/ Prokuroria nis punën pas kallëzimit të PS për deputetin Bledion Nallbati

schedule15:25 - 1 Nëntor, 2023

schedule 15:25 - 1 Nëntor, 2023

TIRANË- Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur kallëzimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS, i cili ka kallëzuar deputetin Bledion Nallbati për konfliktin e ndodhur ne seancën e Kuvend ku u godit deputeti i PS Vullnet Sinaj.

Shorti është hedhur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme edhe prokurori që do të vazhdojë të kryeje veprime hetimore është Elvin Gogaj.

Ky i fundit ka urdhëruar sekuestrimin pamjeve për të parë dinamikën se si ka ndodhur konflikti mes dy deputetëve.

Sa i takon kallëzimit të bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nuk ka mbërritur ende ky kallëzim në prokurori. Kjo u konfirmua për ABC News nga burime brenda Prokurorisë së Posaçme./ abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!