Një konflikt i dhunshëm mes tre shqiptarëve ka ndodhur dje rreth orës 17:00 pasdite, në parkingun përpara stacionit të karburantit Agip në Via Bergamo.
Mediat italiane raportojnë se tre shqiptarët fillimisht kanë diskutuar më njëri-tjetrin dhe më pas arritën te grushtat dhe shkelmat derisa sa viktima ra përtokë.
Dëshmitarët që kishin dëgjuar ulërimat nxituan të shohin se çfarë kishte ndodhur dhe thirrën për ndihmë.
Ndërkohë, dy sulmuesit u larguan, duke hipur në një makinë, ndërsa bashkatdhetari i tyre mbeti në tokë. Ndërsa po kurohej, atij iu bashkua edhe vëllai i tij.
I plagosuri u transportua në spital me lëndime të lehta.
Duket se arsyet e mosmarrëveshjes kanë të bëjnë me një makinë që viktima u kishte shitur dy bashkatdhetarëve.
Policët lokalë ndërhynë në vend të cilit dhe viktima u dha emrat e dy shqiptarëve dhe foton dhe targat e e makinës me të cilën kishin lënë. /abcnews.al