Një 38 vjeçar ka goditur një efektiv policie brenda në komisariatin e Prrenjasit, gjë e cila ka bërë që të ndërhyjnë kolegët e tyre duke e arrestuar.
Policia bën me dije se A. H., 38 vjeç, banues në fshatin Rrajcë-Fushë, Përrenjas, pasi ka shkuar në Stacionin Policor Përrenjas për sqarimin e mosmarrëveshjes me një qytetar dhe gjatë bashkëbisedimit me punonjësin e Policisë e ka goditur atë për shkak të detyrës.
Njoftimi i plotë
Goditi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, në ambientet e Policisë, vihet në pranga 38-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin Policor Përrenjas arrestuan në flagrancë shtetasin:
A. H., 38 vjeç, banues në fshatin Rrajcë-Fushë, Përrenjas, pasi ka shkuar në Stacionin Policor Përrenjas për sqarimin e mosmarrëveshjes me një qytetar dhe gjatë bashkëbisedimit me punonjësin e Policisë e ka goditur atë për shkak të detyrës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.