Grupi Wagner po trajnon ushtarë në Bjellorusi

schedule15:29 - 14 Korrik, 2023

schedule 15:29 - 14 Korrik, 2023

Luftëtarët e organizatës mercenare ruse Wagner po trajnojnë ushtarë në Bjellorusi, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë.

Ministria publikoi një video që tregon luftëtarët e Wagner duke trajnuar ushtarë bjellorusë në një fushë ushtarake pranë qytetit të Osipovichi, rreth 90 km në juglindje të kryeqytetit Minsk.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ndërmjetësoi për t’i dhënë fund kryengritjes të grupit mercenar më 23-24 qershor.

Sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Lukashenko, kreu i Wagner Yevgeny Prigozhin urdhëroi njerëzit e tij të ktheheshin në bazat e tyre dhe t’i jepnin fund kryengritjes dhe ra dakord të zhvendoseshin në Bjellorusi në këmbim që Moska të hiqte akuzat kundër tij për kryengritje.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!