Grupi që krijoi softuerin Pegasus futet në listën e zezë të SHBA-së

schedule07:28 - 4 Nëntor, 2021

schedule 07:28 - 4 Nëntor, 2021

Kompania izraelite që qëndron pas softuerit të diskutueshëm Pegasus është shtuar në listën e zezë tregtare të SHBA-së.

Pegasus thuhet se është përdorur nga shtete të caktuara për të kontrolluar telefonat e aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve.

SHBA-ja ka vendosur tani prodhuesin e tij, NSO Group, në “listën e subjekteve” me të cilat ndalon marrëdhëniet e biznesit.

NSO Group tha se është “i tronditur” me vendimin dhe shtoi se teknologjia e tij ka ndihmuar në ruajtjen e sigurisë kombëtare të SHBA-së, duke “parandaluar terrorizmin dhe krimin”.

Organizata, prej kohësh, pohon se softueri i saj i shitet vetëm ushtrisë, agjencive të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës në vende ku respektohen të drejtat e njeriut.

Por, muaj më parë, ajo është akuzuar për shitje të teknologjisë së saj te qeveritë autoritare, të cilat më pas kanë shënjestruar njerëz të pafajshëm.

Zyrtarët amerikanë thanë se NSO Group dhe një firmë tjetër izraelite, Candiru, kanë vepruar “në kundërshtim me sigurinë kombëtare ose interesat e politikës së jashtme të SHBA-së”.

Departamenti Amerikan i Tregtisë tha se vendimi i tij “është bazuar në provat se këto entitete kanë zhvilluar dhe furnizuar me softuerë qeveritë e huaja, që i kanë përdorur këto mjete për të shënjestruar me qëllim të keq zyrtarë qeveritarë, gazetarë, njerëz të biznesit, aktivistë, akademikë dhe punonjës të ambasadave”./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!